KAS mban në fuqi dënimin e UEFA-s që përjashton Skënderbeun nga Europa

schedule18:45 - 14 Qershor, 2018

schedule 18:45 - 14 Qershor, 2018

Skënderbeu nuk do të luajë këtë sezon në Europë. Ky ishte vendimi i KAS-it në Lozanë, ndonëse ende nuk është vendosur për dënimin 10-vjeçar të dhënë nga UEFA. Në Champions shkon Kukësi

Kjo festë nuk mund të ndodhë këtë vit.

Rrezikon edhe më shumë se kaq, por gjithsesi lajmi i konfirmuar është që Skënderbeu nuk do të marrë pjesë në Champions këtë sezon.

Vendimi I KAS-it është fatal, dhe hedh poshtë kërkesën e klubit shqiptar për ta lejuar në Ligën e Kampionëve, dhe për të vazhduar gjyqin ndaj dënimit 10-vjeçar të dhënë nga UEFA.

Kukësi do ta zëvendësojë Skënderbeun në kompeticionin-elitë kontinental, ndërsa ka festë edhe për Partizanin, i cili do të marrë pjesë në Ligën e Europës.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ende nuk ka vendosur për çështjen kryesore, përjashtimin e Skënderbeut me 10 vjet nga Europa dhe gjobën prej 1 milionë eurosh.

Për këtë dënim të konfirmuar nga të dyja shkallët e UEFA-s, KAS do të marrë vendim një herë tjetër.

Gjithsesi, edhe me një përgjigje të tillë, Skënderbeu merr një goditje të rëndë sportive dhe financiare, e cila mund të bëhet shkatërrimtare nëse konfirmohet edhe dënimi i UEFA-s.

Skuadra korçare e mori ndëshkimin e akuzuar për trukim të disa ndeshjeve në Champions dhe Ligën e Europës disa sezone më parë, dhe flitej për ndeshjet ndaj Krusejdërsit, Dinamos së Zagrebit, Sportingut të Lisbonës apo Lokomotivës së Moskës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!