Sot është një ditë e gëzuar në Brazil. Pele, idhulli i të gjithë tifozëve, feston 80-vjetorin e lindjes. Një ndër urimet më të bukura për legjendën e lojës me top, vjen nga Ronaldo Fenomeni me anë të një postimi emocionues në Instagram.
“Ka vetëm një mbret dhe ai është Pele, më i madhi prej të gjithëve. Ndjej admirim dhe mirënjohje të pamasë që cilësohem si pasardhësi yt. Në të njëjtën kohë ndihem me fat që i përkas brezit që frymëzohej nga futbolli yt.
https://www.instagram.com/p/CGsNPAEnCv1/?utm_source=ig_web_copy_link
Çfarë privilegji të kem një idhull si ti. Unë i përkas periudhës post-Pele dhe nuk ia kam idenë se si do të rritesha pa frymëzimin ndaj teje. Çfarë talenti, absolutisht diçka jashtë normales. Nisa të besoj tek ëndrrat e mia prej historisë që shkruajte ti.
Dhe kur i ktheva ëndrrat në realitet, ti ishte aty përkrah meje. Idhulli im që po lumturohej dhe festonte për mua, pavarësisht çdo rivaliteti që tentonin të nxisnin mes nesh. E ndjeja krenarinë që po përjetojë që një tjetër brazilian kishte arritur në majë. Faleminderit Pele“, shkruan Ronaldo. /abcnews.al