Gjyqi, Izet Haxhia kërkon Fatos Klosin në sallë

schedule12:36 - 23 Tetor, 2020

schedule 12:36 - 23 Tetor, 2020

Izet Haxhia ka kërkuar dy dëshmitarë të rinj që të dëshmojnë në gjyqin që po bëhet ndaj tij. Kësaj radhe, i pandehuri Haxhia ka kërkuar që të dëshmojë Majlinda Popoviç dhe Fatos Klosi.

Gjykata u dha kohe palëve të saktësojnë adresat për dëshmitarët. Vendimi nëse do t’i pranojë ose jo, do të jepet në seancën e radhës, më 2 nëntor.

Lexo edhe: “Nxore në pritë Azemin”! Klosi i përgjigjet Berishës në Abcnews.al: Versioni i ri shpikje, ju rrëfej të vërtetën

Për Popoviç, Haxhia ka thënë që numri i Azem Hajdarit ka qenë në emër të saj. Gjykata e ka pyetur çfarë do të sjellë te re zonja Popoviç në proces, ndërsa i pandehuri tha se kjo mund të tregojë se kush e nxori në pritë Hajdarin.

Ndërsa për Fatos Klosin, ai tha se e kërkon si zyrtar të SHISH që ka pasur për detyrë te ruajë Hajdarin. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!