Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA: Jemi të përkushtuar për të siguruar suksesin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

schedule23:11 - 22 Tetor, 2020

schedule 23:11 - 22 Tetor, 2020

Ambasada Amerikane në Serbi ka deklaruar ditën e sotme se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuar për të implementuar marrëveshjen e arritur në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ambasada thotë se nuk duhet humbur mundësia për të filluar një kapitull të ri për stabilitetin, bashkëpunimin dhe suksesin e Ballkanit Perëndimor.

 “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar suksesin e marrëveshjeve të Uashingtonit të 4 shtatorit – ne nuk duhet ta humbasim këtë mundësi për të filluar një kapitull të ri të stabilitetit, bashkëpunimit dhe suksesit për Ballkanin Perëndimor!”, thuhet në postim.

Kjo deklaratë vjen pas takimit të delegacionit të Energjisë së SHBA’së me përfaqësues institucional në Kosovë dhe Serbi. Ambasada amerikane në Kosovë njoftoi se përgjatë vizitës është diskutuar për përcaktimin e një studimi të fizibilitetit të Liqenit të Ujmanit./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!