Dede: Bëhet sikur jepet lëmoshë, këta njerëz kanë mbajtur futbollin

schedule23:08 - 22 Tetor, 2020

schedule 23:08 - 22 Tetor, 2020

Nevil Dede, trajneri i Shqipërisë U19, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, doli në krah të komunitetit të futbollit në lidhje me situatën e krijuar në vend. Bojkoti gjithsesi duket se po shkon drejt fundit, ndërkohë që Dede shprehet se kurrë këta njerëz që kanë investuar në futboll nuk kanë marrë një faleminderit.

“Kurrë nuk u kanë thënë faleminderit që e kanë mbajtur futbollin. Dalin me humbje dhe duhet të paguajnë edhe taksa. Kanë 30 vite që dalin me humbje. Bëjnë edhe sikur u japin lëmoshë. Vetë këta presidentë po kërkojnë formalizimin. Futbolli rrëmujë? Kush e ka fajin nëse në një shtëpi bëhet rrëmujë.

Fideli po bën diçka të mirë, por nuk i bëjmë dot fresk qeverisë dhe politikës. Kemi personalitetin tonë, i kemi dhënë futbollit. Nuk mund t’i bëjmë servilin askujt, jemi pjesë e komunitetit të futbollit. Nëse ekziston dëshira, pse zgjatet kaq shumë? I bie të jetë kapricio…”, tha mes të tjerash Dede. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!