Milani ka gjetur golin e avantazhit në përballjen kundër Celtic në transfertë. Kuqezinjtë e nisin mbarë, teksa në minutën e 14-të ndëshkojnë vendasit.
Goli u shënua nga një mesfushor i qendrës, i cili me kokë arriti ta dërgonte topin në rrjetë. Sigurisht nuk pritej nga Krunic të realizonte, sidomos në atë lloj mënyre.
Në fundin e pjesës së parë ishte një tjetër lojtarë që kërkon të marrë sa më shumë minuta që realizoi edhe golin e dytë për kuqezinjtë.
https://streamable.com/0y77xw
Mesfushori Brahim Diaz, pas një pasimi të Theo Hernandez, nuk fali me një goditje në hyrje të zonës dhe e ndëshkoi skuadrën e Celtic për të dytën herë. /abcnews.al