Interi ka marrë një lajm jo të mirë, pasi Radu dhe Gagliardini janë ende të infektuar me COVID-19. Dy futbollistët kanë marrë të njëjtën përgjigje si Ashley Young një ditë më parë, ndërkohë që dje doli pozitiv edhe Hakimi.
Tani te Interi presin përgjigjen e testit të Milan Skriniar, i cili e ka bërë tamponin në Sllovaki. Në Itali numri i lojtarëve të prekur ka ardhur në rritje. SPAL ka marrë sërish lajme jo të mira.
Më parë ishin konfirmuar 5 raste me COVID-19 në skuadrën e Etrit Berishës. Katër prej tyre ishin futbollistë. Në skuadrën që garon në Serie B janë marrë përgjigjet edhe për disa teste të tjera dhe këtë herë ka dalë një futbollist dhe një pjesëtar i stafit i infektuar me virusin e famshëm. /abcnews.al