Elseid Hysaj ka fituar besimin trajnerit Gennaro Gattuso dhe në shumë ndeshje ka luajtur si titullar. Ndryshe ndodhte kur ishte Carlo Ancelotti në pankinë. Një çështje për t’u zgjidhur është edhe ajo e kontratës.
Trajneri aktual e ka në plane, ndërkohë që Hysaj është nën kontratë deri verën e ardhshme. Napoli nuk do të donte ta humbte me parametro zero, por ende nuk ka një marrëveshje për të rinovuar.
I ngacmuar para ndeshjes së Europa League për të ardhmen, Hysaj shprehet kështu: “Unë gjithmonë e kam thënë se kjo është shtëpia ime. Gjithmonë do të jap 110 për qind për këtë klub. Po e shijoj këtë moment në karrierën time”. /abcnews.al