Ivica Daçiç zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

schedule16:58 - 22 Tetor, 2020

schedule 16:58 - 22 Tetor, 2020

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç këtë të enjte është zgjedhur kryetari i parlamentit.

Daçiç ka marr besimin e plotë të deputetëve për të udhëhequr këtë institucion shtetëror,  ku nga 226 deputetët e pranishëm në seancën konstituive, vetëm një prej tyre ishte kundër liderit të SPS-it.

Deputetët nga lista “Lugina e Bashkuar – SDA”, të cilët njoftuan më herët sot se nuk do të mbështesnin liderin Socialist, nuk morën pjesë në votim.

Zgjedhja e Kryetarit të Parlamentit u bë me votim publik, pra me thirrje individuale të deputetëve.

Ndryshe, Daçiç ishte kandidat i vetëm për kryetar të kuvendit i propozuar nga partia fituese të zgjedhjeve parlamentare serbe, SNS-ë, të cilën e udhëheq presidenti, Aleksander Vuçiç.e.su./abcnews.al