Holanda shënon rekord të rasteve të reja me Covid brenda ditës

schedule16:12 - 22 Tetor, 2020

schedule 16:12 - 22 Tetor, 2020

Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike në Holandë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në vend janë regjistruar mbi 9.000 raste të reja të koronavirusit.

Kjo është shifra më e lartë e rasteve ditore në vendin e Evropës Perëndimore që nga fillimi i pandemisë.

Gjatë valës së parë të pandemisë, Holanda nuk ishte në mesin e vendeve më të prekura dhe kishte shumë më pak viktima se Belgjika fqinje.

Megjithatë, javëve të fundit, as Holanda nuk i ka shpëtuar shifrave rekord, në atë që po cilëoshet si vala e dytë  e pandemisë në Evropë, duke i detyruar qeveritë që të rikthejnë në fuqi disa masa kufizuese.

Disa shtete, përfshirë Gjermaninë, Kroacinë, Slloveninë, Bosnjën, Ukrainën dhe Holandën, shënuan rekord të numrit të rasteve ditore me Covid-19 të enjten.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!