Obama fushatë në rrugët e vendit në mbështetje të Biden

schedule13:07 - 22 Tetor, 2020

schedule 13:07 - 22 Tetor, 2020

Në paraqitjen e tij të parë të fushatës demokratike presidenciale, ish presidenti i SHBA-së Obama fillimisht foli në Filadelfia në një panel me udhëheqësit e komunitetit afro-amerikan, përpara se t’u drejtohej turmave në rrugët e shtetit më të madh të prekur nga koronavirusi, Pensilvani.

 

 

“Përpjekja juaj na frymëzon. “Mos u demoralizoni”, tha Obama. Disa do t’ju thonë “Unë nuk do të shkoj në votime”, të tjerët do përpiqen tju ndalojnë. Fryma që ka ky komunitet është ndryshimi që duhet për këto zgjedhje.

“Ne duhet të shkojmë të votojmë si kurrë më parë, “tha ai, duke u bërë thirrje demokratëve.

Ai paralajmëroi gjithashtu se ajo që ndodhi në zgjedhje katër vite më parë nuk duhet të përsëritet, pasi shumë amerikanë  nuk shkuan të votojnë.

Ai më pas kritikoi Donald Trump mbi mënyrën se si ka menaxhuar krizën e koronavirusit duke dëmtuar ekonominë amerikane,duke theksuar madje se ai nuk mund të zgjidhë kurrë problemet e vendit.

“Nëse nuk votoni, vendimet do të merren në mungesën tuaj.” Ne duhet të kuptojnë të gjithë se nuk mund t’ia lejojmë vetes të jetojmë edhe katër vite si këto që kaluam, “tha presidenti i parë afro-amerikan.

” Unë kurrë nuk kam humbur shpresën në katër vitet e fundit. “Unë isha i zemëruar, u ndjeva i mashtruar, por nuk e humba shpresën,” përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!