Rrezarta Bojaxhiu është 16 vjeçarja, e lindur në Islandë por me origjinë nga Kosova, e cila la ‘gojëhapur’ në mars të këtij viti jurinë e “The Voice Kids Germany”. Ajo u prezantua në audicionin e parë me këngën “Nessun Dorma” të Luciano Pavarotti.
https://www.youtube.com/watch?v=5OmrowKBvcY&feature=emb_title
Ndërkohë, tashmë për të realizuar këngën e saj të parë me videoklip, ajo ka zgjedhur pikërisht vendin tonë, Shqipërinë.
“Ma s’shumti n’botë” është kënga e regjistruar nga “Mixey Music”, e kompozuar nga Armend Rexhepagiqi, teksti nga Aida Baraku dhe producentë janë Yll Limani, Fatjon Miftari.
Klipi është drejtuar nga Rinor Ukimeri, dhe është realizuar nga Creative Video / Arlind Repishti.
“The Voice Kids Germany” nuk është kompeticioni i parë ku Rrezarta ka marrë pjesë, pasi në 2015 ka konkurruar në “Iceland’s got talent”. l.k/abcnews.al