14 vjeçari Ren Keyu nga Kina, është akoma në klasë të nëntë dhe ka gjatësinë 221 cm dhe është ende në zgjatje e sipër.
Sipas “DailyMail”, Keyu ka aplikuar për rekordin e “Adoleshentit më të gjatë në botë” në libër të Guinness, i cili për momentin mbahet nga adoleshenti amerikan Kevin Bradford që ishte 215 cm në moshën 16 vjeçare.
Djali tregoi se si prindërit e kishin dërguar në vizita mjekësore kur ishte më i vogël, mirëpo mjekët doëln në përfundimin se ai nuk kishte ndonjë mutacion gjenetik ose sëmundje, por të gjithë paraardhësit e tij kishin qenë mbi 185.
Kur Keyu ishte vetëm 3 vjeç, ai arriti gjatësinë 160 cm. Në moshën 11 vjeçare ishte 206 cm.

“Në fillim më shqetësonte shumë mendimi i te tjerëve për mua, por mësuesit e mij më mësuan të injoroj thashethemet dhe të vazhdoj rrugën time”, u shpreh Ren.
Tashmë ai është akoma në pritje të komfirmimit zyrtarë të titullit si “Adoleshenti më i gjatë në botë”. l.k/abcnews.al

