Presidenti i Republikës ka reaguar për debatin publik mbi godinën e Teatrit Kombëtar. Kreu i shtetit thotë se po ndjek me vëmendje të veçantë shqetësimin e komunitetit të artistëve dhe i bën thirrje qeverisë e bashkisë për dialog me artistët.
“Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve, e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare”, thuhet në reagimin e Presidentit të Republikës.
Kreu i shtetit është njohur edhe personalisht me shqetësimet e artistëve, gjatë një takimi me ta në Presidencë më 4 Prill./abcnews.al