Pele është një legjendë e gjallë e futbollit brazilian dhe atij botëror. Një ndër lojtarët më të mirë të historisë së lojës më të bukur me top, për shumëkënd më i miri absolut, feston 80-vjetorin e lindjes ditën e premte.
Të shumta do të jenë organizimet në Brazil për këtë përvjetor të krenarisë së tyre të madhe dhe idhullit të çdo gjenerate. Ish-sulmuesi i famshëm ndodhet në formë dhe nuk e kursen batutën në prononcimin e tij për mediat braziliane.
“Falënderoj Zotin që bëri të mundur të mbërrija i shëndetshëm në këtë moshë. Jo edhe aq shumë inteligjent, por krejtësisht i kthjellët. Shpresoj që kur të ngjitem lart në qiell, Zoti të më pranojë njësoj siç ndodh me njerëzit këtu në tokë“, deklaron “mbreti” Pele. /abcnews.al