“Deti” shkon në Hagë, ish-komandanti i flotës detare, Beja: Rama shpalli dështimin, Shqipëria e favorizuar

schedule15:51 - 21 Tetor, 2020

schedule 15:51 - 21 Tetor, 2020

Nga Erneta Shevroja

Vendimi për ta çuar kufirin detar me Greqinë në Gjykatë Ndërkombëtare është dështim i qeverive, që pas negociatash për disa vite, nuk arritën një marrëveshje. I këtij mendimi është Ish-komandanti i Flotës Detare, Vladimir Beja.

“Dje unë pash një kryeministër relativisht në gjendje… mu dhimbs, ishte në gjendje dëshpëruese ndoshta nga fakti që është ndërhyrja e kryetarit të opozitës së atëhershme Edi Rama, që e mbrojti në Gjykatën Kushtetuese që u hodh poshtë marrëveshja e vjetër dhe angazhimi i tij për të bërë një marrëveshje të re dje ai shpalli dështimin, që nuk arriti të bënte atë atë marrëveshje”,  tha Beja.

Ajo që është më shqetësuese, thotë zoti Beja, është mungesa e transparencës nga ana e qeverisë shqiptare,  me negociatat e deritanishme me palën greke dhe pika ku dy palët nuk arritën të gjejnë marrëveshje.

 “Ne nuk kemi asnjë informacion mbi qëndrimin e palës shqiptare. Nuk kam arritur të shoh qartë cili ka qenë drafti që i ka propozuar pala shqiptare palës greke. Ish-ministri i Jashtëm Bushati ka dalë disa herë në media, madje ka marrë dhe stekën dhe e ka treguar në hartë afërsisht idenë se si pala greke kishte të drejtë dhe asnjëherë ministri jonë i Jashtëm nuk foli çfarë mbron pala shqiptare”. shtoi më tej ai.

Sipas Vladimir Bejës, që ka qenë anëtari i komisionit në ndarjen e detit me Italinë, ajo që duhet të bëjë qeveria shqiptare në këtë moment është një pakt kombëtar dhe mbledhjen e ekspertizës më të lartë për tu përfaqësuar në gjykatën ndërkombëtare.

Për t’u paraqitur në Gjykatën Ndërkombëtare duhet ajo që unë e kam quajtur memoria shtetore. Shteti shqiptarë ka filluar të funksionojë që në vitin 1920. Të gjithë dokumentacionet për kufirin, ligjet e kufirit recpirok si  të Greqisë  ashtu dhe të Shqipërisë janë të depozituara në OKB. Shteti shqiptar sot duhet të grumbullojë të gjithë resurset e saj intelektuale, eskpertizën më të lartë, angazhimin e të gjitha ministrive, madje do të thoja që Rama t’i shtrijë dorën Bashës se nuk bëhet fjalë për një vendim të një qeverie por një sukkses i kombit shqiptar”, tha ai. 

Shprehet i bindur se Shqipëria, nëse përgatitet seriozisht, është favorizuese kundrejt Greqisë.

“ Nëse kufijtë e deritanishëm i kemi të përcaktuara nga fuqitë e mëdha kemi rast që të mos tregohemi jo dinjitoz për tu mbojtur. Teorikisht baza ligjore është e saktë. Konventa Ndërkombëtare e Montegobejt përcakton qartë dhe është favorizuese për bregdetin shqiptar”.  sqaron ish-komandanti.

Gjykimi i çështjes mund të zgjas edhe disa vite, thotë ish-komandanti i Flotës Detare.

“Ngutet ai që ka hall. Ne nuk e kemi këtë hall. Halli më i madh i jonë është që ne të mos humbasim. Eskperienca ndërkombëtare tregon që zakonisht këto gjyqe zgjasin”, deklaroi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!