Katy Perry dhe i fejuari i saj, Orlando Bloom, kanë blerë një super rezidencë në Kaliforni për 14.2 milion dollarë. Çifti që mirëpriti vajzën e tyre Daisy Dove pak javë më parë, dhe tashmë që familja është zgjeruar ata kanë vendosur të shëprngulen në një shtëpi me hapësirë të bollshme në Montecito.
Prona prej 8.9 hektarësh ndodhet në mes të elitës së Hollywood-it, madje pranë familjes mbretërore me Princin Harry, Meghan Markle dhe bebin Archie 17 muajsh, si fqinjët e tyre. Vajza e çiftit erdhi në jetë në fund të Gushtit, duke e bërë Perry-n nënë për herë të parë.
Çifti e konfirmoi lajmin për UNICEF, organizatën për të cilën ata shërbejnë si ambasadorë bamirësie. “Ne jemi kaq të lumtur nga ardhja në jetë e vajzës tonë. Gjithashtu ne e dimë që jemi me fat, pasi jo të gjithë mund të kenë një eksperiencë lindjeje kaq paqësore sa ishte e jona.”, u shpreh çifti.