Numri i të infektuarve me COVID-19 vijon të rritet. Ditën e sotme klubi i Fiorentinës konfirmoi se një pjesëtar i stafit kishte dalë pozitiv pas tamponit të kryer.
Më e rëndë situata te skuadra e SPAL, ku një ditë më parë u njoftua se një lojtar ishte infektuar, ndërkohë që edhe pjesa tjetër e lojtarëve ishin testuar më pas.
Sot kanë dalë edhe përgjigjet dhe konfirmohet që janë të prekur me COVID-19 edhe 3 lojtarë dhe një pjesëtar i stafit, duke e çuar në pesë numrin e të infektuarve në skuadër. /abcnews.al