Shumë njerëz befasohen kur zbulojnë se disa vende kanë tradita komplet të ndryshme nga pjesa tjetër e botës. Për shembull ndërsa shumë kultura festojnë ardhjen e Vitit të Ri me fishekzjarre, Afrika e Jugut feston duke hedhur mobilje nga dritarja e shtëpisë.
Banjoja nuk duhet përdorur pas martesë në Indonezi
Në komunitetin e Tidong në Indonezi, një çift i martuar nuk lejohet të shkojë në tualet për 3 ditë pasi të martohet. Nëse e shkelin këtë zakon, fati i keq do të ndjekë martesën e tyre. Të sapomartuarit vëzhgohen nga anëtarët e familjes, të cilët sigurohen se nuk e shkelin traditën.
Përshëndetje duke pështyrë për fisin Maasai
Ndërsa pështyma konsiderohet një veprim joetik në shumë kultura, për fisin kenian Maasai është një zakon përshëndetjeje dhe respekti. Anëtarët e fisit pështyjnë në duart e tyre para se t’i japin dorën personave të tjerë. Një veprim të tillë e bëjnë dhe me foshnjat e porsalindura apo me nuset për t’i bekuar dhe për fat të mirë.
Njerëzit nuk dhurojnë trëndafila të verdhë në Meksikë.
Meksikanët preferojnë më shumë një trëndafil të kuq tradicional sesa një të verdhë, pasi kjo ngjyrë simbolizon vdekjen në kulturën meksikane.
Thyerja e pjatave para një martese në Gjermani
Disa javë para një martese gjermane, zhvillohet një traditë e njohur si Polterabend. Mysafirët e çiftit dhurojnë qeramikë, e cila më pas thyhet në shtëpinë e çiftit. Më pas nusja dhe dhëndrri duhet të pastrojnë mbetjet, pasi një akt i tillë besohet se sjell fat të mirë.
Hedhja e kanellës mbi beqarët në Danimarkë
Një traditë e vjetër nga Danimarka e shekullit të 16- të vazhdon edhe sot. Nëse një person është beqar, në ditëlindjen e tij miqtë i hedhin kanellë.
Mund të mbërrini vonë një një takim në Venezuelë
Pavarësisht nëse jeni duke marrë pjesë në një ngjarje, një takim në Venezuelë, është e zakonshme që njerëzit të shkojnë më vonë sesa ishte planifikuar fillimisht. Venezuelianët gëzojnë një ritëm të qetë kur bëhet fjalë për biznesin, dhe për ngjarjet e mëdha shoqërore mbërritja vonë, thjesht do të thotë të bësh një hyrje të madhe.
Nuk lejohet trokitja e gotave para se të pish në Hungari
Kur vizitoni Hungarinë , dikush mund të habitet kur zbulon se njerëzit nuk i trokasin gotat në lokal. Kjo traditë historike vjen nga viti 1848, kur Austria mposhti revolucionin hungarez dhe festoi duke tundur gota.
Tradita e kafshimit nga milingonat “plumb” në Brazil
Në fisin brazilian Sateré-Maëé, kur një djalë rritet duhet të kryejë një kërcim tradicional ndërsa mban doreza të mbushura me milingona “plumb”. Kjo ceremoni është veçanërisht sfiduese, pasi kafshimi i një milingone të tillë është shumë i dhimbshëm.
Gratë beqare mbajnë një kapele në Francë
25 Nëntori është festa e Sainte Catherine në Francë, shenjtoren mbrojtëse e grave të pamartuara. Në këtë ditë, gratë që kanë mbushur moshën 25 vjeç mbajnë një kapele jeshile dhe të verdhë që tregon zgjuarsi dhe besim.
Hedhja e mobiljeve tuaja nga dritarja në Afrikën e Jugut
Ndërsa disa vende e festojnë Vitin e Ri me fishekzjarre, në Afrikën e Jugut ndodh e kundërta. Njerëzit ruajnë akoma traditën duke hedhur mobilje nga dritarja. Kjo traditë monitorohet nga forcat e policisë për t’u siguruar që askush nuk lëndohet.
Finlanda organizon takime biznese në sauna
Sauna është një pjesë e rëndësishme e kulturës finlandeze, që shërbëen ndër të tjera dhe si një vend për të diskutuar çështje biznesi apo edhe politikë. Në fakt, është një traditë e zakonshme në botën e biznesit që kolegët ose partnerët e biznesit të shkojnë së bashku në sauna dhe të flasin në një mjedis më të relaksuar.
Femrat në Kinë duhet të qajnë para dasmës
Ndërsa në shumë kultura një martesë është një ceremoni e mbushur me të qeshura, në Kinë një martesë tradicionale paraprihet nga nusja që qan një muaj para se të martohet.
Mos përdorni dorën e majtë në Lindjen e Mesme
Shumë vende në Lindjen e Mesme, përshëndetjen e dikujt me dorën e majtë e konsiderojnë një veprim të vrazhdë dhe jo etik. Dora e majtë shihet si dora e “ndyrë” që nuk duhet të përdoret kurrë në tryezë apo për përshëndetje. xh.d/abcnews.al