Është rënduar edhe më tej gjendja e grevisteve gra në ditën e 6-të të tyre në Ballsh. Sakaq ato kanë paralajmëruar se nuk do të dorëzohen deri në gjetjen e një zgjidhjeje.
Çfarë është shqetësuese në grevën e urisë së naftëtarëve të Ballshit që degradon dita ditës, është se ditën e sotme, grevistet kanë njoftuar, se në rast se nuk ka asnjë reagim nga politika, ato do të sjellin edhe fëmijët, për tu bashkuar me grevën.
Në ditën e 18-të të grevës 10 naftëtarë e lanë grevën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ndërsa u zëvendësuan nga gratë, të cilat po bëjnë gjashtë ditë në grevë.
Ndër të tjera naftëtarët janë shprehur se do të ketë negociata me kryeministrin Edi Rama vetëm nëse u jepen pagat.
Kujtojmë që ditën e djeshme Rama u kërkoi naftëtarëve që të linin grevën e urisë dhe të uleshin ne bisedime për gjetjen e një zgjidhjeje.
n.d./abcnews.al