Sot një ndër modelet më të suksesshme, e njihni këtë personazh në foto?

schedule10:21 - 20 Tetor, 2020

schedule 10:21 - 20 Tetor, 2020

Arbenita Ismajli është padyshim një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Modelja ka qenë kryefjalë e mediave për paraqitjet e saj si dhe gjithashtu dhe për lidhjen me reperin Fero. Së fundmi, modelja është kthyer pas në kohë dhe ka ndarë me ndjekësit një fotografi kur ka qenë fare e vogël.

Siç shihet dhe nga fotoja, Arbenita ruan ende të njëjtat tipare të ëmbla edhe sot. Në një farë mënyre, ky postim i Arbenitës është një reagim dhe nga akuzave më të cilat është përballur shpeshherë se ka bërë ndërhyrje kirugjikale në fytyrë, edhe pse i ka mohuar vazhdimisht.

Ndërkohë, kujtojmë që Arbenita u përfol së fundmi se është ndarë me Feron. Por, këto spekulime i hodhi poshtë vetë modelja përmes një postimi në Instagram, ku dyshja shihej nën shoqërinë e reperit. Përsa i përket karrierës, Arbenita po korr sukses si një ndër modelet më të kërkuara të momentit. xh.d/abcnews.al