Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë takimit të sotëm me Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, dha pëlqimin e tij për të dërguar tek Presidenti kërkesën për hapjen e misionit diplomatik në Izrael.
“Kryeministri theksoi se Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, thuhet në njoftimin për media.
Izraeli e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.
Kjo ndodhi menjëherë pasi në Uashington u nënshkruan marrëveshjet për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë. s.b/abcnews.al/