Bllokimi i pasagjerëve në Rinas, TIA: Po vjen një tjetër avion nga Shkupi t’i dërgojë në Itali

schedule19:10 - 19 Tetor, 2020

schedule 19:10 - 19 Tetor, 2020

Tirana International Airport ka reaguar për bllokimin e pasagjerëve brenda në avionin e kompanisë Wizz Air, prej orës 13:40. Në njoftim theksohet se për arsye teknike fluturimi drejt Italisë është anuluar dhe se pasagjerët janë në sallën e tranzitit në pritje të një tjetër avioni që po vjen nga Shkupi për marrë pasagjerët për t’i dërguar në Itali.

Në vëmendje të pasagjerëve të kompanisë Wizz Air që udhëtojnë nga Tirana në Venezia. Njoftojmë pasagjerët dhe familjarët e tyre, se fluturimi i kompanisë Wizz Air me destinacion Venezia parashikohet të kryhet sonte në ora 20.50. 

Për arësye teknike, fluturimi i parë është anulluar dhe një avion tjetër i Wizz Air është në nisje nga Shkupi për në aeroportin e Tiranës, për t’i transportuar pasagjerët më tej, në Venezia.

Aktualisht 129 pasagjerët janë në sallën e tranzitit, me trajtimin nga kompania ajrore sipas procedurave të vonesave në fluturim. Për çdo informacion, kontaktoni ju lutem Call Center +35542381800. Siguria e jetës është e para.  Ju falenderojmë për bashkëpunimin dhe durimin” thuhet në njoftim.

Njëri prej pasagjerëve, Hetem Avdyli u shpreh në një prononcim për Abcnews.al se askush nuk e vret mendjen për atë që po ndodh, ndërsa janë ngjitur me njëri tjetrin dhe vetëm për masa anti-covid nuk mund të flitet/ db/Abcnews.al