AC Reggiana ka njoftuar se në ekipin e tyre janë kryer tamponët për COVID-19 një ditë më parë, ndërkohë që përgjigjet e marra nuk i kanë gazuar drejtuesit e klubit italian dhe stafin teknik.
Përmes një komunikatë bëhet me dije se gjashtë persona të ekipet janë infektuar me COVID-19, tre prej tyre futbollistë dhe pjesa tjetër janë anëtarë të stafit teknik.
Nuk bëhet me dije se cilët janë ata që janë prekur nga virusi i famshëm. Pjesë e Reggiana është edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, i cili u rikthye në Itali pas një eksperience në Danimarkë me Vejle BK. /abcnews.al