Gruaja e presidentit francez futet në karantinë për 7 ditë

schedule18:46 - 19 Tetor, 2020

schedule 18:46 - 19 Tetor, 2020

Gruaja e presidentit francez, Emmanuel Macron do të qendrojë në karantinë për shtatë ditë. Brigitte Macron dyshohet se ra në kontakt me një person të konfirmuar  me koronavirus , por nuk ka shfaqur ndonjë simptomë, sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP).

Njerëz të afërt me presidentin francez, Emmanuel Macron kanë thënë për AFP se gruaja e presidentit ra në kontakt të enjten, 15 tetor me një person i cili doli pozitiv me Covid-19.

“Brigitte Macron ra në kontakt të enjten, 15 Tetor me një person i cili doli pozitiv me Covid-19 të hënën, 19 tetor dhe kishte simptoma të sëmundjes. Sipas rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore, zonja Macron do të izolohet për shtatë ditë. “Brigitte Macron nuk ka asnjë simptomë të sëmundjes deri më tani”, kanë thënë ata. g.v/abcnews.al