Teleshikuesit e ABC News do të kenë mundësi të ndjekin Kupën e Botës në ekranin tonë. “Ruleta Ruse” është emisioni, që do të transmetohet çdo ditë dhe do të sjellë Botërorin në shtëpitë tuaja.
Dëshironi të jeni edhe ju në këtë vend të madh?
Rusia organizon Kupën e Botës në futboll dhe presidenti i saj, Vladimir Putin, fton gjithë rruzullin të ndjekë evenimentin e rëndësishëm, veçse një ftesë vjen edhe nga abc neës.
“Ruleta Ruse” është emri i emisionit kushtuar Botërorit, drejtuar nga Pandi Laço në shoqërinë e Orjola Bomit.
Moderatori i njohur, mjaft i lidhur me sportin, tregon se çfarë do të jetë ky emision.
Pandi Laço: “Unë i rikthehem sporti, një pasion personal me “Ruletën Ruse”. Një program i përditshëm. Sot, nesër, pasnesër nuk ka ndeshje, por ne kemi zgjedhur të hyjmë në skaletë “dhunshëm” meqë duam të fitojmë audiencë, ndërsa ditën e parë të botërorit nuk do të jemi në orën 19:00, por përpara ndeshjes hapëse”.
Me plot gjashtë të ftuar, me një analiste-femër ndoshta për herë të parë në Shqipëri në emisionet sportive, siç është Klodiana Shala, programi I abc neës do të ketë veçantinë e tij.
Puna përgatitore në studion moderne tashmë ka përfunduar, ashtu si edhe çdo gjë tjetër nga stafi i ABC News, në mënyrë që gjithçka të jetë gati.
Emocionet e golave, kualifikimeve apo eleminimeve dramatike, deklaratat e protagonistëve të Rusi 2018, lajmet nga brenda e jashtë stadiumeve, të gjitha do të jepen në kohën më të shpejtë të mundshme.
Nga 11 Qershori deri në 15 Korrik, shqiptarët do të kenë mundësi të shikojnë skuadrën e tyre të zemrës, Brazilin, Gjermaninë, Spanjën, Francën, Argjentinën apo Anglinë, si dhe superyjet si Mesi, Ronaldo apo Nejmar.
Kupën e Botës në ekranin tonë mund ta ndjekin jo vetëm tifozët e zjarrtë dhe specialistët, por çdo shqiptar që pëlqen futbollin./abcnews.al