Maurizio Sarri firmosi një kontratë 3-vjeçare me Juventusin verën e vitit të kaluar, por aventura me bardhezinjtë zgjati vetëm një sezon. 61-vjeçari e priti keq shkarkimin dhe po shijon pushimet, që nuk pritet të zgjasin shumë.
Fiorentina e pëlqen dhe është gati t’i ofrojë stolin. Iachini nuk po bën mirë tek ekipi nga Firence dhe është afër shkarkimit. Fiorentina është ekipi i zemrës së Sarrit dhe një kalim në “Artemio Franchi” nuk do e refuzonte kurrë.
Agjenti i trajnerit italian ka nisur bisedimet me gjetjen e një akordi me Juventusit, që vazhdon t’i paguajë 6 milion euro në sezon. Ndërkohë, La Stampa raporton se Sarrin po e monitoron edhe Roma.
Verdhekuqtë fituan 5-2 ndaj Beneventos mbrëmjen e kaluar, por pozitat e trajnerit Fonseca nuk janë solide. Presidenca e re ka dy preferenca: Maurizio Sarrin ose Max Allegrin. /abcnews.al