Champions League e Interit nis të mërkurën në mbrëmje. Zikaltrit do të presin në “San Siro” gjermanët e M’Gladbach. Lautaro Martinez dhe lojtarët e tjerë të ekipit të Contes duan të lënë pas krahëve humbjen në derbin ndaj Milanit dhe shpresojnë ta nisin me tre pikë sezonin e ri në Champions.
Në prononcimin e fundit, 23-vjeçari flet rreth triumfit ta paharrueshëm të Interit në 2010, vit ku klubi italian fitoi Tripletën nën drejtimin e Jose Mourinhos. “Më kujtohet finalja e Champions ndaj Bayernit, e kam parë në Argjentinë me familjen time.
Ishte një triumf shumë i rëndësishëm për Interin, por edhe për në pasi shumë argjentinas ishin pjesë e ekipit. Zanetti? Javier është shumë i rëndësishëm për klubin dhe skuadrën. Më ka ndihmuar shumë me gjuhën kur erdha këtu, nuk e harroj kurrë.
Futbollisti më i mirë? E kam thënë edhe më parë, po e them sërish do e përsëris edhe në të ardhmen: Leo Messi është më i miri në botë. I përket një tjetër niveli, është një hap sipër gjithë të tjerëve, e sheh futbollin në një mënyrë ndryshe“, thekson sulmuesi argjentinas. /abcnews.al