Armando Broja shënoi dy gola ditën e djeshme në Eredivisie, duke i dhuruar tre pikët e radhës ekipit të tij. Edhe pse luajti me një lojtar më pak për gjithë pjesën e dytë, Vitesse iu fal golave të 19-vjeçarit nga Malësia e Madhe për të mposhtur 0-2 Den Haag jashtë fushe.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, teksa goli i dytë ishte fantastik. Elozhe pafund për Brojën, i cili është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së pestë të kampionatit holandez.
Lojtari shqiptar është pjesë e Chelsea, që vendosi ta huazonte te skuadra holandeze. Broja e ka nisur shumë mirë aventurën me Vitesse dhe numëron 3 gola të shënuar në 153 minuta të luajtura. /abcnews.al