Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Erdogan “merr” edhe Qipron e Veriut

schedule10:28 - 19 Tetor, 2020

schedule 10:28 - 19 Tetor, 2020

Aleati i Presidentit të Turqisë Erdogan u shpall fitues i balotazhit të zgjedhjeve presidenciale në Qipron Veriore pak pas mesnatës së ditës së djeshme.

Ersin Tatar i mbështetur nga Presidenti turk Erdogan ka fituar zgjedhjet me gati 52 % të votave teksa ka mposhtur Mustafa Akincin.

Ky i fundit ka mbajtur një qasje me liberale ndaj ribashkimit të Qipros që prej vitit 1974 kur forcat turke shkelen aty.



Ndërkohë, Ersin Tatar, 60 vjeç, ka lidhje të ngushta me presidentin turk Erdogan dhe mbështet sovranitetin e ndarë të ishullit, një plan të cilin pala turke e ka konsideruar së fundmi si zgjidhjen e vetme.

Zgjedhja e Tatar, përveç se do të ketë një impakt në bisedimet e brendshme të ishullit, mund të ndikojnë në negociatat për pretendimet detare në lindje të Mesdheut, që ka vënë përballë Turqinë me Greqinë dhe vetë Qipron.

Qiproja Veriore njihet vetëm nga Turqia, ndërsa ndërkombëtarisht shihet si pjesë e territorit të Republikës së Qipros. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!