Angelina Jolie shkruan libër për të drejtat e njeriut gjatë karantinës

schedule07:12 - 19 Tetor, 2020

schedule 07:12 - 19 Tetor, 2020

Aktorja e njohur Angelina Jolie ka shfrytëzuar kohën e pandemisë për të qenë produktive.

Përveç promovimit të filmit të ri dhe pjesëmarrjes në aksione të shumta humanitare, ajo po punon edhe për një libër të ri.

Organizata për të drejtat e njeriut, “Amnesty International” ka njoftuar se Jolie ka bashkëpunuar me ta në një libër të ri që do të botohet në shtator të vitit 2021.

Një libër i quajtur “Njihni të Drejtat tuaja (dhe Kërkojini Ato)” duhet t’i ndihmojë të rinjtë të kuptojnë të drejtat e tyre themelore të njeriut.

“Sot kemi të rinj të angazhuar dhe të gatshëm për të luftuar. Por shumë luftojnë me dezinformimin e të rriturve, mungesën e vetëdijes për të drejtat e tyre dhe mungesën e njohurive se si të përdorin specifikat e të drejtave të tyre, duke i zbatuar ato në vendet, në të cilat jetojnë. Ne duhet t’u japim atyre mjete për të forcuar betejat dhe fuqizimin e tyre”, është shprehur aktorja.

Sipas Amnesty International, libri është një vizion që të gjithë të rinjtë e njohin dhe mund të kërkojnë të drejtat e tyre, pa marrë parasysh kush janë ata ose ku jetojnë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!