Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka patur sot një takim me vajza dhe gra në qytetin e Durrësit.
Në këtë takim ajo u shpreh se nuk ka rëndësi vota, por rritja e mirëqenies së qytetarëve dhe ndalimi i shpopullimit.
Gjatë këtij takimi, Kryemadhi kërkoi më shumë angazhim të vajzave dhe grave në politikë.
“Për mua nuk ka rëndësi vota, sesa mirëqenia në familjet tuaja. Për mua nuk ka rëndësi vota, sesa ndalimi i shpopullimit. Sot një nga plagët që kemi është largimi i të rinjve dhe të rejave.
Takova gratë naftëtarë në Fier dhe paradoksi më i madh që ndodhte në Ballsh ishte se më shumë se 20 muaj atyre nuk i ishin paguar pagat dhe nëse nuk paguanin energjinë apo ujin, ato i ndërpriteshin brenda dy ditësh. Strabizimi i sjelljes së politikës karshi qytetarëve është e jashtëzakonshme.
Ne duam ti japim Durrësit imazh të ri, jo imazh politik, por një imazh të duhur. Neë duam që përfshirja tuaj mos jetë politike, por edhe në vendimmarrje. Ajo që duam është jo thjesht për të kërkuar votën për LSI, por duke na dhënë ide si të realizojmë një plan për zhvillimin e qytetit të Durrësit”, u shpreh Kryemadhi.
Për zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 Kryemadhi tha se është një ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët, pasi duhet të votojnë kundër një të keqe, që sipas saj është Edi Rama.
“25 prilli është një ditë e domosdoshme për të bashkëbiseduar me çdo qytetar dhe për të votuar kundër Edi Ramës dhe sektit të tij që është kthyer në një elem3ent grabitës. Një shtet i dobët çon drejt inekzistencës një komb.
Një kryeministër që bën Pazar me vendin, me kufijtë me jetën e qytetarëve nuk është më kryeministër, por një sharlatan që duhet larguar një orë më parë”, tha ajo.
n.d./abcnews.al