Kur do të njihen patentat shqiptare në Gjermani? Rama: Provimin e kaluam, por…

schedule17:56 - 18 Tetor, 2020

schedule 17:56 - 18 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria është në pritje të përgjigjes së Berlinit për njohjen e patentave, pasi provimin, tha ai, Tirana e kaloi me sukses. “E di, ne tani kemi kaluar provimin e autoriteteve të inspektimit të standardeve të transportit sa i takon strukturës sonë të drejtorisë dhe degëve të saj të transportit, ku është bërë një revolucion. 

Raporti me vlerësime jashtëzakonisht pozitive nga inspektimi i palës gjermane ka shkuar në Ministrinë Federale e cila e ka shpërndarë për të gjitha Landet sepse duhet që secili shtet përbërës ta aprovojë dhe pastaj leja shqiptare e drejtimit të njihet në të gjithë territorin e Republikës Federale. Ky është proces në duar të autoriteteve gjermane, sa na takon ne e kemi bërë detyrën tonë. 

Besojmë se më shpejt se vonë do të vijë momenti i shumëpritur nga ti dhe shumë shqiptarë në Gjermani që mos të keni nevojë të bëni ato pagesat e kripura për patentën por të përdorni patentën shqiptare” tha ai. Pyetjen kryeministrit ia bëri një mjek imazherist që punon në Gjermani, ndërsa Edi Rama i ktheu përgjigje në rubrikën e përjavshme “Pyet kryeministrin”./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!