Rama i përgjigjet qytetarëve: Aleancë qeveri-biznes i vogël, për t’u çliruar nga taksidarët që abuzojnë

schedule17:31 - 18 Tetor, 2020

schedule 17:31 - 18 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama në rubrikën që tashmë e aplikon çdo ditë “Pyet Edi Ramën” i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të disa qytetarëve.

Mes shume përgjigjeve të ndryshme Kryeministri nga makina, ka zgjedhur ti përgjigjet një qytetari që ka pyetur në lidhje me kontrollin e biznesit të vogël.

Rama tha se nga janari biznesi i vogël nuk do të ketë askënd që ta kontrollojë përveç vetëvetes.

Nga aleanca qeveri-biznes i vogël, kreu i qeverisë thekson se do të garantohet që të mëdhenjtë të mos kenë mundësi të fshehin të ardhura.

”Besim në punë, ne jemi pranë teje dhe gjithë atyre për t’ia dalë, dhe kjo është koha dhe beteja përfundimtare për t’ju çliruar nga taksidarët e kontrollorët që jo rrallë abuzojnë me detyrën dhe kthehen për ju në makth më shumë se taksat. Ju nuk do keni më njeri nga janari t’ju kontrollojë përveç vetvetes në funksion të kontributit tuaj.

Në aleancë të fortë qeveri-biznes i vogël do të garantojmë që të mëdhenjtë duke mos pasur mundësi të fshehin të ardhura pas jush do të paguajnë një për një detyrimet. Me dixhitalizimin e transaksioneve gjithçka do jetë më e lehtë”, tha Rama.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!