IPKO Superliga/ Prishtina “shtyp” Besën, Drenica mposht Llapin në transfertë

schedule16:19 - 17 Tetor, 2020

schedule 16:19 - 17 Tetor, 2020

Janë mbyllur dy sfidat e luajtura sot në IPKO Superliga. Prishtina ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Besën e Pejës, ndërsa Drenica ka marrë një fitore të ngushtë 0-1 në fushën e Llapit.

Kryeqytetasit e kishin të thjeshtë kundër Besës, me një super Otto John. Ish-bomberi i Skënderbeut u pa në formë të shkëlqyer dhe shënoi tre gola në këtë sfidë, ndërsa Pefqeli vulosi rezultatin final të sfidës në 4-0.

Pas 5 ndeshjeve të luajtura, Prishtina ka 8 pikë dhe renditet në vend të tretë. Ndërsa goli që vulosi fatet e takimit mes Drenicës dhe Llapit, u shënua nga Tahiri, në minutën e 54-ët./abcnews.al

IPKO Superliga

Prishtina – Besa  4-0
Otto John 3’ 24’ 60’, Pefqeli 72’

Llapi – Drenica  0-1
Tahiri 54’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!