Për 100 ditë mijëra persona kanë mbushur rrugët përpara institucioneve shtetërore në Sofia dhe qytete të tjera për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Borisov dhe të prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev, raporton la Repubblica.
Të dy akuzohen nga manifestuesit se kanë drejtuar vendin në mënyrë mafioze. Një akuzë e cila bashkon europianët dhe euroskeptikët, nacionalistë e të majtë, të rinj e të moshuar, të cilët manifestojnë çdo ditë pavarësisht rrezikut të Covid-19.
Pak mediat e pavarura nga pushteti qendror listojnë sukseset e arritura deri tani nga protestat: së pari dorëheqjen e katër ministrave të cilët paralajmëruan se fundi është shumë pranë; kryeministri Borisov është në gjendje të përjashtojë këdo vetëm për të qëndruar në pushtet.
Së dyti anulimin e përdorimit të rojeve të paguara nga shteti për të mbrojtur Ahmed Dogan, themelues i partisë së minoritetit turk dhe një manovrues i madh i politikës dhe bizneseve bullgare.
Një tjetër sukses është rizgjimi i intelektualëve të cilët javët e fundit kanë nisur të mbështesin kërkesën për një model të ri qeverisjeje.
Por suksesi më i madh i manifestimeve është argumenti më i diskutuar në Sofia ditët e fundit : vëmendja e Europës, transmeton abcnews.al
Së pari me kërkesën për sqarime nga ana e Borisov e Geshev, përpara komisionit për lirinë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme të Bashkimit Europian; dhe më pas rezoluta e miratuar në 8 tetor nga parlamenti europian.
Për partinë e qendrës së djathtë në qeveri, Gerb, anëtare e partisë popullore europiane, rezoluta është vetëm një mashtrim denigrues. Por manifestuesit e dinë që është një hap historik. Për shumë kohë partia popullore europiane është akuzuar se ka mbyllur jo një sy po dy, mbi shkeljen e të drejtave bë vend.
Mediat franceze shkruajnë se Bullgaria po mbahet peng nga mafia.
Tashmë manifestuesit festojnë 100 ditët e rezistencës duke këmbëngulur për zgjedhje të reja dhe refuzojnë propozimin e një asambleje të drejtuar nga kryeministri, që sipas tyre do i jepte vetëm më shumë kohë për të shpëtuar.
Ndërsa Europës i kërkojnë që të mos heqin shikimin./abcnews.al