VIDEO/ Eurogoli i radhës vjen nga Japonia, “parabola” përfundon në rrjetë

schedule12:43 - 17 Tetor, 2020

schedule 12:43 - 17 Tetor, 2020

Një gol i mrekullueshëm është shënuar në Japoni. Cerezo Osaka nuk hasi probleme për të mposhtur 4-1 në shtëpi rivalët e Yokohama Marinos, teksa goli i tretë ishte shumë i bukur.

Minuta e 71-të, vendasit po udhëhiqnin 2-0 dhe Yuta Toyokawa mori një asist nga mbrojtja. Sulmuesi bëri një stopim perfekt dhe dhuroi një “parabolë” fantastike.

26-vjeçari ofensiv shënoi një tjetër gol pak minuta më vonë, ndërsa miqtë gjetën rrugën e rrjetës në minutat shtesë të përballjes.

Dy golat e parë sezonalë për Toyokawa dhe vendi i dytë në renditjen e J1 League për Cerezo Osaka, që vazhdon garën për t’u kualifikuar në Champions League e Azisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!