AZ Alkmaar ka marrë një lajm shumë të keq përpara sfidës së sotme shtëpiake ndaj Venlo (20:00). Plot 9 pjesëtarë të klubit holandez kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Katër prej tyre janë futbollistë, dy i përkasin ekipit të të rinjve dhe tre të tjerët janë anëtarë të stafit teknik. Me anë të një postimi në Twitter, AZ thekson se sfida e sotme në kampionat nuk rrezikohet.
? Update:
9⃣ corona-besmettingen bij AZ.
➡️ https://t.co/0jM20sfeCz #AZ pic.twitter.com/xxl8F2w3We
— AZ (@AZAlkmaar) October 16, 2020
Skuadra tulipane përballet me Napolin e Gattusos të enjten në Europa League. Ndeshja do të luhet në “San Paolo”, duke nisur prej orës 18:55. /abcnews.al