Zhduket pa lënë gjurmë një 40-vjeçar në Elbasan. Denoncimin për zhdukjen e të riut e ka njoftuar vëllai i tij.
Mësohet se i zhdukuri është Rrapush Çeça, banues në lagjen “Hekurudha”.
Çeça ka humbur kontaktet me familjaret prej mëngjesit të sotëm.
Lexo edhe: Zhdukja e 40-vjeçarit në Elbasan, policia nis kërkimet
Sipas vëllait të 40-vjeçarit, ai ka dalë nga banesa me automjetin e tij me targa AA 513 VS, dhe u ka thënë familjarëve se po shkonte të kryente disa ekzaminime.
Pas verifikimit nga ana e familjarëve, rezulton se ai nuk ka qenë në qendrën spitalore, pasi nga regjistrat e observimit ditën e sotme, nuk ekziston i regjistruar.
Prej orësh, familjaret kanë kërkuar për 40-vjeçarin, por nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.
n.d./abcnews.al