Arsene Wenger ka publikuar autobiografinë e tij, duke zbuluar shumë detaje interesante rreth së kaluarës. Ish-trajneri i Arsenalit, i cili drejtoi “Topçinjtë” për 22 sezone radhazi, nuk është marrë fare me Jose Mourinhon, një prej kundërshtarëve të tij më të fortë.
Asnjë rresht apo koment për “Special One”, injorim që ka bërë përshtypje të mëdha në tokën ku lindi futbolli. Gazetarët e kanë pyetur Mourinhon për diçka të tillë dhe trajneri i Tottenham duke buzëqeshur me ironi, e kishte gati përgjigjen si gjithmonë.
“E thjeshtë, Wenger nuk më ka mposhtur kurrë, ky është shkaku pse nuk më ka përmendur në autobiografinë e tij. Nuk ka fituar asnjë prej 12-14 ndeshjeve që kemi qenë përballë, si mund të më dedikojë një kapitull?
Pse duhet të flasë për mua në librin e tij? Libri është diçka që duhet të sjellë lumturi, është diçka që të bën krenar, kështu që e kuptoj situatën në mënyrë të përsosur“, theksoi Jose Mourinho në konferencën për shtypin. /abcnews.al