Në kuadër të muajit të Tetorit, dedikuar Librit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, i dorëzon shkrimtares Helena Kadare, një mirënjohje me motivacionin “Për librat e saj që me lirizëm edhe guxim, sjellin fatin karaktereve gra në Shqipëri me një forcë prekëse”.
Helena Kadare e emocionuar falënderoj të pranishmit pasi ajo kujton kohët e vështira që po jetojmë.
“Kam shumë kohë që rri në një shtëpi në buzë të detit dhe kur ju pashë të gjithëve u emocionova”, u shpreh ajo.
Përkthimi për Helena Kadare ka qenë çmendje dhe gëzim shumë i madh, por bashkëshorti i saj e mendonte kohë të humbur.
“Të gjithë librat që kam menduar se mund t’i jap në shqip, i kam bërë me shumë dashuri. Më dukej pamundur që librat që lexoja unë, të mos i lexonte edhe publiku. Nuk kam barë asnjë sakrificë që kam lënë veten time në hije për të bërë atë punë kolosale që ishte vepra e Ismailit”, u shpreh ajo.
Helena Kadare është autore e 7 vëllimeve, si “Një lindje e vështirë”, “Një grua nga Tirana”, “Kohë e pamjaftueshme”, “Bashkëshortët” , libra që kanë në qendër jetën vajzërore, të nënës dhe bashkëshortes.
/abcnews.al/