Abuzoi seksualisht me mbesën, gjykata lë në burg 67-vjeçarin në Lushnje

schedule13:42 - 16 Tetor, 2020

schedule 13:42 - 16 Tetor, 2020

Gjykata e Lushnjes ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 67-vjeçarin  e arrestuar dy ditë më parë pasi akuzohet se ka përdhunuar mbesën e tij 13 vjeçe.

Denoncimi u bë nga e ëma e vajzës. Ndërkohë, i moshuari Refat Çela ka dalë sot para gjykatës për masën, ku nuk ka pranuar akuzat ndaj tij për përdhunimin e mbesës, vajzën e djalit të tij.

Burime zyrtare nga policia bëne me dije për abcnews.al se 67-vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë  me të  miturën  13 vjeçe në banesën e tij në fshatin Barbullinjë të Lushnjes.

I moshuari është baba i katër djemve dhe jeton vetëm me gruan e tij, ndërsa në zonë përflitet se ka kryer shpesh veprime të turpshme në publik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!