“E premtja e zezë”, gjendet i vdekur një person në Tiranë

schedule22:49 - 8 Qershor, 2018

schedule 22:49 - 8 Qershor, 2018

Një person i pajetë është gjetur pranë digës së liqenit të Tiranës mbrëmjen e kësaj të premteje.

Personi i pajetë është gjetur i vdekur në një stol dhe nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Në vendngjarje mësohet se ka mbërritur policia dhe ambulanca.

Ndërkohë, disa orë më parë, një krim në familje ndodhi në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve të policisë, Çlirim Shaholli ka goditur me mjete të forta bashkëshorten Adriana Shaholli, e cila gjeti vdekjen në spital.

Por një tjetër ngjarje ishte ajo që tronditi opinionin këtë të “premte të zezë”.

Xhafer Mata ekzekutoi mëngjesin e sotëm një 19-vjeçare dhe më pas qëlloi me plumb në kokë edhe veten. Ai ndërroi jetë rreth 1 orë pas ngjarjes. 31-vjeçari dyshohet se ishte i fiksuar me vajzën e re, e cila sot po shkonte të jepte provimin e radhës së maturës shtetërore./abcnews.al