Trajtimi me Remedisivir nuk ka efekt në kurimin e një pacienti me Covid-19, sipas një studimi Klinik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Studimi analizoi efektin e remedisivir dhe tre ilaçeve të tjera në 11,266 pacientë në më shumë se 500 spitale në 30 vende, duke zbuluar se asnjë trajtim “nuk ul rrezikun nga vdekshmëria ose intubimi sipas Financial Times dhe Reuters.
“Trajtimet me remedesivir, hidroksiklorokinë, lopinavir dhe interferon kanë shumë pak efekt në uljen e vdekshmërisë në spitale,” sipas studimit të publikuar nga medRxiv
Testet klinike janë ende në vazhdim.
Studimi përfshiu rreth 2,750 pacientë të cilëve iu dha ilaçi remedisivir për dhjetë ditë (200 miligramë në ditën e parë dhe 100 miligramë ditën tjetër), transmeton abcnews.al
Zbulimi i OBSH-së nënkupton se ilaçi i vetëm që rrit shanset për të mbijetuar nga Covid-19 është deksametazoni, një steroid që merret nga goja dhe është i disponueshëm në të gjithë botën.
OBSH-ja ka rekomanduar përdorimin e steroideve në rastet më të rënda me Covid-19. Shpresat tani janë përqendruar te antitrupat monoklonalë, dhe ilaçeve të tjera antiviralë.
Remdesivir u krijua fillimisht nga kompania farmaceutike amerikane Gilead Sciences si një ilaç kundër virusit Ebola. Është një nga ilaçet që ka përdorur edhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Kompania kohët e fundit bëri një marrëveshje me BE-në për të furnizuar deri në 500,000 doza vendet europiane. s.ba/abcnews.al