Avioni rrëzohet në mes të rrugës dhe shpërthen

schedule21:26 - 8 Qershor, 2018

schedule 21:26 - 8 Qershor, 2018

Një avion i lehtë është rrëzuar të premten në një zonë periferike në Melburne të Australisë. Si pasojë ka mbetur i vdekur piloti që drejtonte mjetin, ndërsa është lënduar ndihmësi i tij.

Pak momente pas përplasjes me tokën, mjeti ka marrë flakë dhe një kolonë tymi është ngritur në ajër. Sipas autoriteteve lokale, avioni ka rënë rreth 1 kilometër larg pistës dhe ka dëmtuar disa kabllo elektrikë të zonës së banuar.

Ai ishte njëmotorësh, i llojit “Cesna 172”. Drejtoria për sigurinë e transporteve ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të incidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!