Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Josa: Pashë përmirësim me Lituaninë, Broja dobët. Dy sulmuesit vendimtar

schedule23:06 - 15 Tetor, 2020

schedule 23:06 - 15 Tetor, 2020

Mirel Josa është një ndër trajnerët më të njohur dhe fitues të futbollit shqiptar. I ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, 57-vjeçari analizon dy takimet e Shqipërisë në Nations League, ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë në transfertë, të dyja të mbyllura pa gola.

Po flasim për dy ndeshjet e fundit, pashë përmirësim të strategjisë nga ndeshja e Kazakistanit me atë ndaj Lituanisë. Ekipi presoi shumë më lart ndaj Lituanisë, kishte edhe individualitete.

Broja kishte cilësi të tjera me Kazakistanin, por ishte më i dobët në lojë me Lituaninë. Mendoj se dy sulmuesit janë pika kryesore ku duhet të organizohet dhe përqendrohet loja e kombëtares.



Ishim superiore në kontrollin e topit, sidomos në ndeshjen e dytë. Rastet na dolën, gjynah që nuk finalizuam. Ndaj Kazakistanit pati njëfarë frike, nuk presoi e gjithë skuadra, por pati përmirësim te ndeshja e dytë.

Skema 3-5-2? Bulku tha që me këta lojtarë që kemi, mund të luajmë vetëm në këtë mënyrë. Nuk besoj se është kështu, sepse ka ardhur një trajner me eksperience te Shqipëria, i cili ka luajtur gjithmonë me këtë skemë tek ekipet që ka drejtuar.

Mua nuk më pëlqen personalisht kjo skemë, sepse nuk i kemi lojtarët e tillë. Dy krahët nuk i kemi kaq të mirë. Edhe Conte luan kështu, por ka dy lojtarë të fuqishëm përpara. Lukaku dhe Martinez e nxjerrin skuadrën përpara.

Hysaj nuk ishte, ai mund ta bëjë shumë mirë krahun e djathtë në 3-5-2. Veseli është një qendërmbrojtës puro. Në fitoren ndaj Bjellorusisë, Bare avancoi dhe shënoi pas pasimit të Roshit. Me Kazakistanin, kishim një alternim të mirë të Abrashit me Trashin, kjo nuk ndodhi me Veselin dhe Baren.

Dy ndeshjet e fundit kishin progres të madh nga ana e strategjisë. Presuam shumë lart, ishim më të organizuar. Në Kazakistan kishim pak frikë, nuk donim të humbnim“, deklaron Josa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!