Gjobiten 24 farmaci, abuzuan me çmimin e maskave dhe dezinfektantët në kohe pandemie

schedule17:48 - 15 Tetor, 2020

schedule 17:48 - 15 Tetor, 2020

Nga Erblina Mile

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur 24 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të maskave dhe dezinfektantëve.

Hetimi paraprak është realizuar për periudhën shkurt – maj 2020 ku është konstatuar se  ka në treg ka pasur mungesë konkurrence.

14  farmaci janë gjobitur përkatësisht me  1 milion lekë ndërsa 10 subjekte me gjobë prej 2 milion lekësh.

Në total gjoba e vendosur në tregun me shumicë dhe pakicë të  farmacive llogaritet 34 milion lekë.

Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se sjellja e ndërmarrjeve në periudhën shkurt-maj  në tregun e shitjes me shumicë të maskave,alkoolit dhe dezinfektantit ka qenë jo normale duke rritur në mënyrë të pajustifikuar çmimet e këtyre artikujve.

Nga verifikimi në terren  konstatohen ndër të tjera  se: tregu ka mungesë të materialeve në nivelin e tregtisë me pakicë,rritje të  pajustifikueshme të çmimit në të gjitha nivelet e tregtimit të këtyre materialeve si depo-farmaceutike dhe rrjeti i farmacive.

Për të shmangur abuzimet këtyre subjekteve i është kërkuar të jenë transparent në vendosjen e çmimit të shitjes së materialeve dezinfektant, alkool dhe maska dhe i është kërkuar publikimi i çmimeve në faqen zyrtare.

Po ashtu Autoriteti i Konkurrencës ka marrë vendim edhe në lidhje me subjektin  MegaFarma SHPK, të cilës i ka kërkuar që të furnizojë me vaksinën e gripit të gjithë rrjetin farmaceutik dhe jo vetëm grupin “Orange” ku zotëron 75 % të aksioneve.

Kjo kompani është ndërmarrja e vetme e autorizuar për të importuar dhe për të hedhur në treg vaksinën e gripit. Ndërkohë në rast të moszbatimit të këtij urdhri kjo kompani rrezikon të gjobiten  me 10 % të  vlerës së xhiros së një viti më parë.

Autoriteti i Konkurrencës do të vijoj hetimin e thelluar në tregun farmaceutik duke e shtrirë atë deri në shtator të vitit 2020.

/abcnews.al/