Rudiger nuk dorëzohet: Refuzova oferta interesante për Chelsea, e bind Lampard

schedule15:58 - 15 Tetor, 2020

schedule 15:58 - 15 Tetor, 2020

Antonio Rudiger ishte pranë largimit nga Chelsea. Konkurrenca në repartin defensiv të ekipit të Frank Lampard është rritur shumë dhe 27-vjeçari e di që i duhen minuta për të marrë një ftesë nga Joachim Low për Euro 2021.

Gjithsesi, në fund vendosi të qëndrojë, të luftojë fort dhe të bindë trajnerin e “Bluve të Londrës”, vendim që e shpjegon në një prononcim për The Athletic. “Më erdhën disa oferta interesante në javët e fundit të merkatos.

U krijua mundësia të huazohesha, në mënyrë që të përfitoja minuta dhe të luaja rregullisht, por koha e pakët ndikoi në mungesën e akordit. Zgjodha t’i refuzoj edhe unë në fund, nuk isha gati të largohesha.

Më pëlqen jeta në Londër, e kam për kënaqësi që luaj me Chelsea, më pëlqen. Tani është detyra ime të bind trajnerin Lampard për të më aktivizuar, sigurisht duke dhënë gjithmonë maksimumin“, thekson mbrojtësi gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!