Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtetasit e këtyre 16 vendeve nuk mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR

schedule09:24 - 15 Tetor, 2020

schedule 09:24 - 15 Tetor, 2020

Listës së shteteve, banorët e së cilave nuk mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-Negativ, i është shtuar edhe Portugalia. Aktualisht, pjesë e kësaj liste janë 16 shtete.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se shtetet të cilat aktualisht Kosova i konsideron me rrezik të lartë të infektimit janë: Spanja, Franca, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta dhe Portugalia.

Të gjitha këto shtete kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100 mijë banorë, gjë që i bën të jenë pjesë e listës së shteteve me rrezik të lartë.

Ndërkohë në Ministrinë e Shëndetësisë kanë deklaruar se Kosova vepron në bazë të listës së publikuar në ëeb faqen e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), listë kjo që përditësohet vazhdimisht.

Lista është e publikuar në ëeb-faqen e ECDC dhe në bazë të saj veprohet edhe në Kosovë. Me rrezik të lartë konsiderohen vendet që kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100.000 banorë:, thuhet në njoftimin e ministrisë.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!