Ashtu i i gjithë vendi, qytetarët në Vlorë kanë nisur ditën sot duke vënë në zbatim masën e qeverisë për të vënë maskën me detyrim në çdo ambient jashtë shtëpisë.
Nga një vëzhgim i bërë nga gazetari i ABC News, Elton Nika, qytetarët në këtë Vlorë duket se janë ndërgjegjësuar për të respektuar këtë masë.
Ata kanë mbajtur aksesorin që mbron nga Covid-19, pavarësisht se rrugët në orët e para të mëngjesit kanë qenë të zbrazura.
Ndërsa ai që bie në sy është një qytetar që udhëton i vetëm me biçikletë, i cili ndonëse është në kategoritë që mund të udhëtojë pa maskë, ka zgjedhur ta mbajë atë. /mv. abcnews.al